Besnik Prenga është rikthyer sërish të drejtojë skuadrën e Laçit pas largimit të Migen Memellit. Trajneri i njohur ka folur para sfidës së bardhezinjve kundër Tiranës. 49-vjeçari është tejet optimist për këtë sfidë pasi është i kënaqur me grupin që ka në dispozicion.
Ndaj bardhebluve synohet vetëm rezultat pozitiv dhe këtë gjë ai e ka shprehur edhe për mediet duke deklaruar se skuadra e Tiranës do të dalë “duarbosh” nga stadiumi i Laçit. Megjithatë rezultatin do ta tregojë vetëm fusha e blertë, nëse kurbinasit do të arrijnë të marrin pikët e plota ndaj 24-herë kampionëve të vendit. Ndeshja Laçi – Tirana luhet nesër në orën 14:00.