Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme ditën e djeshme ndaj Kamzës, sfidë e cila ishte e vlefshme për Kupën e Shqipërisë u mbyll me fitoren e shkodranëve 2-1. Kamza ishte e para që kalojë në avantazh, ndërsa në pjesën e dytë Vllaznia përmbysi gjithçka fal golave të Markut dhe Xhunior. Në prononcimin e tij pas ndeshjes autori i golit të parë Antonio Marku u shpreh i lumtur për golin si dhe ëpr rikthimin e tij pas dëmtit që e la jashtë fushe për 4 muaj.
“Ishte një rikthim që mua më ngrohu dhe uroj që të jetë një nisje e mbarë. Uroj që të kem shpërblyer edhe besimin e trajnerit dhe të stafit, kështu që jam i lumtur për rikthimin.
Dedikim për golin? Falenderoj Zotin sepse kam qenë i durueshëm dhe ka vijuar stërvitjen pavarësisht se nuk kam luajtur dhe besoj se durimi mu shpërblye”- ka deklaruar ai.
Kualifikimi? “Fitorja 2-1 është një rezultat i favorshëm për të tentuar kualifikimin në turin tjetër. Me mundësinë që kishim në fund, do të kishim folur krejt ndryshe, por gjithsesi besoj se me këtë rezultat, kemi shumë mundësi për të kaluar turin”.