Zinedin Zidan është trajneri i ri i Real Madrid. Tashmë është çdo gjë zyrtare dhe tekniku francez është rikthyer pas 8 muajsh në Madrid. Zyrtarizimi u bë nga vet klubi pak orë më parë ndërsa në orën 20:00 u bë dhe konferenca e prezantimit të Zidan. Në prononcimin e tij për mediat u shpreh se kur të telefonon presidenti Perez është e vështirë ti thuash jo.
“Nuk jam menduar për asnjë moment kur më mori në telefon presidenti Perez. Kam pranuar të rikthehem pasi unë e dashuroj këtë klub. Kam fituar shumë trofe si lojtar, por edhe si trajner. Do të ketë ndryshime në skuadër, por këtë gjë do e mendojnë në fund të sezonit, këtë gjë e di dhe presidenti. Tani duhet të përqendrohemi te ndeshjet e mbetura e më pas të mendojnë për sezonin e ri. Kam qendruar 8 muaj larg, kam karikuar bateritë dhe jam gati për të provuar sërish ndjesinë e të qënurit trajneri i Real Madrid”, u shpreh Zidan.