Isli Hidi, është një nga lojtarët më me eksperiencë në skuadrën e Teutës, e cila po bën mjaft mirë këtë sezon në kampionatin shqiptar.
Portieri i skuadrës ka folur për skuadrën dhe për moshën e ti, e cila nuk premton shumë. Ai e ka hedhur poshtë faktorin moshë dhe ka shprehur dëshirat e tij.
Ai ka thënë: “Me temperaturat jemi mësuar, sepse kështu do të luajmë. Jemi gati për të filluar minifazën përgatitore për të qenë në formën e duhur për gjysmën e dytë të sezonit. Problemi nuk është se ne do fshehim gjëra, e kemi diskutuar me presidencën dhe objektivi ynë janë Kupat e Europës.
Nga ndeshja në ndeshja ne do të synojmë të marrim maksimumin dhe pse jo, mund të shohim edhe titullin kampion. Më e bukura e çdo futbollisti është ta mbyllë karrierën me një titull. Por aktualisht, nuk e mendoj dorëheqjen, dua të jap ende maksimumin për futbollin shqiptar”.