Derbi i për moshën U17 midis Partizanit dhe Tiranës (1-1), që u luajt ditën e sotme, është shoqëruar me dhunë. “Newsport” ka mësuar se prindërit e lojtarëve janë përfshirë në sherr midis tyre dhe kanë hyrë në fushë.
Në lidhje me ngjarjen e shëmtuar, “Newsport” kontaktoi me trajnerin e Tiranës U17 Fatjon Muhameti, por ai nuk pranoi të përgjigjej.
Incidenti nuk do të kalojë pa u shqyrtuar në Komisionion e Disiplinës, ku priten që të merren masa të ashpra ndaj skuadrave respektive të kryeqytetit.