Mario Baloteli do të vijojë të jetë pjesë e Nice në kampionatin francez të paktën edhe për një sezon tjetër. Lajmi është konfirmuar nga mediat franceze, sipas të cilave lojtari italian dhe klubi kanë rënë dakort për vijimin e bashkëpunimit për këtë vit.
Baloteli u përfol gjatë gjithë merkatos për një largim të mundshëm nga ekipi i Ligue 1, por mesa duket sulmuesi ka vendosur të qëndrojë, të paktën përkohësisht.