Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka zbuluar emrin e ri të trajnerit që mund të drejtojë përfaqësuesen verdheblu. Kreu i FSHK-së ka deklaruar:
“Safet Sucin, dua ta shoh atë në stolin tonë. Nuk kam nevojë të shpenzoj fjalë për cilësitë e tij të stërvitjes dhe lojërat e tij,
Ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe problemi i vetëm është kontrata e tij me Alanyaspor” , përfundoi Vokrri për “The Telegraph”.
Kujtojmë që edhe ish-trajneri i kuqezinjve, Gianni De Biasi përflitej si një nga kandidatët e mundshëm, por tashmë Vokrri i ka dhënë fund të gjithë zërave me deklaratën e tij.