Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Keidi Bare u ndëshkua dje me dy kartonë të verdhë, në ndeshjen që Atletico Madrid B luajti përballë Deportivo La Coruna B. Bare doli jashtë fushe pas vetëm 15 minutash lojë, madje shumë i revoltuar.
Futbollisti ka “shpërthyer” në të shara ndaj arbitrit, kur ky i fundit nxorri kartonin e kuq.
“Shko q*u”, tha Bare kur ka parë kartonin e kuq.
Më pas, në pushimin e ndeshjes, Bare ka vijuar debatin, teksa i ka thënë arbitrit: ” “Je budalla. Bir ku***. Shko q*u!”
Këto gjëra janë shprehur në raportin e arbitrit.