Manchester City u ndal në një barazim 3-3 kundër Celticut. Pavarësisht këtij rezultati, trajneri Pep Guardiola është shprehur i kënaqur nga loja e skuadrës së tij. City e pa veten tre herë në disavantazh, por nuk kjo nuk e shqetëson fare Guardiolën.
“Është në rregull, ne morëm një pikë, nuk humbëm. Ju gjithmonë mësoni. Jam shumë i lumtur me reagimin e lojtarëve”, deklaroi Guardiola.