Komuniteti i futbollit ka humbur sot një nga njerëzit e tij më të afërt dhe me kontribute, Gjergji Thaka.
Federata Shqiptare e Futbollit dhe vetë Presidenti Armand Duka i përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve shokëve dhe mbarë futbollit.
Me një karrierë të pasur futbollistike, trainuese dhe drejtuese Gjergji Thaka do të kujtohet gjatë për kontributin e dhënë.
Ish-futbollist i Partizanit në vitet ’70, me pas trainer, karriera e Gjergji Thakës do të vijojë me punën në federatë. Në funksionin e ish-zv/Sekretarit të Përgjithshëm dhe më pas me detyrën e anëtarit të KE të FSHF, Thaka do te vijonte punën dhe kontributin e tij për futbollin. Kujtimi i tij do te mbetet gjatë në familjen e futbollit! U prehsh në paqe!
FSHF organizon edhe homazhet për ndarjen e parakohëshme nga jeta të Gjergji Thakës, nesër (ditën e premte) ora 10:00 -11:00 te ish-kompleksi “Dinamo” dhe me pas përcjellja për në banesën e fundit.