Lazio umposht mbrëmë nga Napoli i Carlo Ancelottit. Bardhekaltërit kaluan të parët në avantazh, por nuk e ruajtën dot rezultatin pasi u mposhtën nga “Partenopei” nga polaku Milik dhe Insigne.
Pas përfundimit të ndeshjes, portieri shqiptar i bardhekaltërve Thomas Strakosha ka kërkuar nga skuadra që të mos qajë humbjen por të përgatitet menjëherë për supersfidën me Juventusin javën e ardhshme.
” Në 35 minutat e para ishin vetëm ne në fushë, pastaj na dënoi lodhja. Në pjesën e dytë ata dyfishuan shumë shpejt dhe kja na preu shpresat. Humbëm ndaj një skuadre të madhe, por duhet të mendojmë se nuk jemi inferior ndaj askujt. Tani të kthehemi në stërvitje dhe të përgatitemi për takimin tjetër. Duhet të mbështesim këmbët në tokë dhe të jemi të përqëndruar. Ccfarë ka ndodhur ka mbaruar, duhet të përmirësohemi në kohë kur ndeshemi me vështirëso. Ta nisim sërish nga e para nisur nga aftësitë që kemi”, deklaroi pas ndeshjes për kanalin sportiv të klubit të Lazios Strakosha. Ai u tregua i saktë në disa ndërhyrje, por ishte pa faj në golat e pësuar.