Shkodranët u mundën javën e shkuar në kampionat nga Kukësi, duke bërë që kuqeblutë të mos jenë në nivelin e mëparshëm. Nga ndeshja me Tiranën tek ajo me Kukësin, u panë shumë ndryshime në nivelin e lojës, por që tekniku Armando Cungu kërkon që të rikthejë qetësinë dhe skuadra të vijojë me hapa të sigurta drejt të ardhmes.
Duke shfrytëzuar pushimin e kombëtares, tekniku kuqeblu ka kërkuar një kundërshtar për ditën e nesërme që skuadra e tij të ndeshet për të parë forcën reale për takimin e Kupës së Shqipërisë kundër Kamzës dhe atë të kampionatit kundër Partizanit.
Janë dy takimet që do të luhen brenda 4 ditëve, të cilët kanë vëmendje të veçantë, por që Armando Cungu kërkon që të testojë skuadrën e tij para kësaj përballjeje.