Për Julian Ahmataj ishte një debutim me humbje ai kundër Skënderbeut në krye të Kamzës. Ekip i ardhur nga Kategoria e Parë vuajti një humbje në shifrat 3-2 përballë korçarëve. Kjo do ishte edhe ndeshja premierë e ish-lojtarit të njohur të Superligës në krye të pankinës së Kamzës, por pavarësisht humbjes duket se e ardhmja mund të garantojë.
Kjo për shkak se loja e Kamzës nuk ishte nën nivel dhe ekipi iu përgjigj në mënyrën më të mirë të mundshme Skënderbeut. Ahmataj duket se ka transmetuar menjëherë idetë e tij te ekipi dhe vetëm me tre ditë në krye të pankinës së Kamzës nuk mund të gjykohet. Ndeshja e rradhës do jetë kundër Lushnjes. Një takim që në letër është i lehtë dhe mund të ndihmojë Ahmatajn që të konsolidojë akoma më tepër ekipin që në vazhdimësi ka treguar lojëra të mira, por rezultatet i kanë munguar.