Mbrëmjen e sotme, Lazio është mundur në transfertën ndaj Napolit me rezultatin 2-1 dhe portieri i kombëtares shqiptare është shprehur se ekipit i mungon qetësia e vitit të kaluar.
“Ne na mungon qetësia e vitit të kaluar, por jam i bindur se mund të vazhdojmë të tregojmë se mund të luajmë me këdo. Kartoni i kuq? Ne duhet të përqendrohemi te vetja dhe vështirësitë tona të mëdha”, ka thënë “gardiani”.