Elbasani luajti ditën e sotme ndaj Luftëtarit, sfidë e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Verdheblutë u mundën me rezultatin 1-0 nga skuadra gjirokastrite. Por, për këtë takim ekipi me proarë anglezë ka reaguar publikisht teksa akuzon arbitrin e ndeshjes, ku shkruan në uebsajtin zyrtar:
“Është zhvilluar ditën e sotme ndeshja e parë e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, ku skuadra e Elbasanit është mposhtur nga Luftëtari i Gjirokastrës me rezultatin 0-1. Ky takim u zhvillua në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja” teksa ishte një përballje tepër e luftuar nga të dyja skuadrat, teksa edhe rezultati i ngushtë i sfidës e vërteton diçka të tillë. Ka mjaftuar një gol i Satonjo në minutën e 35′ për të vulosur fatin e kësaj ndeshje të parë. Edhe pse skuadrat luajnë në dy kategori të ndryshme, por ekipi vendas ndihet disi i “vjedhur” nga arbitri i ndeshjes, Skerdi Greca, i cili padyshim që ndikoi në rezultat.
Janë të paktën tre penallti të mohuara për ekipin verdheblu, teksa dy janë për ndërhyrje ndaj sulmuesve verdheblu dhe njëra për prekje të topit me dorë brënda zonës. Kjo gjë irritoi pa masë edhe drejtuesit verdheblu, që kontestuan shpesh herë vendimet e kryesorit Greca. Edhe pse gjirokastritët arritën të fitonin në këtë ndeshje të parë, Elbasani tregoi se humbja ndaj Turbinës në kampionat ishte thjesht një “lapsus” duke nxjerrë në pah cilësitë që ka dhe se këtë sezon synon rikthimin mes më të mirave. Ndeshja e kthimit për Raundin e Dytë të Kupës së Shqipërisë do të luhet më 5 tetor në Gjirokastër”.