Muajin e kaluar, Shqipëria ka luajtur një miqësore me Uellsin, të cilën e fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0. Golin e fitores e shënoi me penallti, Bekim Balaj. Kjo humbje nga Uellsi, e shtoi serinë negative të ndeshjeve, që kjo Kombëtare kishte.
Pas hedhjes së shortit, për eleminatoret e Europianit, Kosova dhe Uellsi, bëjnë pjesë në grup me 5 ekipe. Të dyja Kombëtaret janë të të njëtën pozitë, dhe data 22 mars, do të jetë e lirë për Kombëtaret.
Sipas BBC-së, mund të zyrtarizohet një ndeshje miqësore mes Uellsit dhe Kosovës. Kjo është një mundësi e mirë për skuadrën e Gigs, të bëjë një provë, përpara sfidave të vërteta dhe pse jo të marrë një “hakmarrje” ndaj Shqiptarëve të Kosovës.