Dje, skuadra e Tomorit u mposht në transfertë kundër Besës me rezultatin 2-1. Një nga lojtarët që kontribuan për ngjyrat e ekipit beratas, ishte Ervis Caco.
Ky i fundit duket i pakënaqur me gjyqtarin Orlando Kuka. Arbitri i kolegjiumit kryeqytetas ishte caktuar nga FSHF-ja për të gjykuar këtë sfidë, që me sa duket nuk ka kaluar pa kontestime.
Madje, Ervis Caco nuk përmbahet aspak dhe e ofendon atë në një gjuhë që i kapërcen kufinjtë e luftës sportive. “Që në fytyrë duket që është robq*rë”, shkruan ai.