Shqipëria u mposht nga Hungaria me rezultatin e thellë 27-139, ndeshje e vlefshme në basketboll për femra. Vajza kuqezi të drejtuara nga trajneri Viron Toska i befasuan të gjithë me rezultatin dramatik të marrë në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Kjo sfidë u luajt në kuadër të kualifikueseve të Euro 2019. Megjithatë, kombëtarja shqiptare do të ketë edhe një tjetër përballje të rëndësishme. Federata Shqiptare e Basketbollit bën me dije që në datën 21 nëntor, vajzat kuqezi do të luajnë në transfertë kundër Lituanisë në orën 18:30.