Marcelo Troisi nuk është më trajneri i Laçit, gjë që e ka bërë publike para pak ditësh. Ky fakt është bërë publik për mediat, ndërsa braziliani është larguar jashtë territorit të Shqipërisë, ndoshta për një aventurë të re.
Por, kurbinasit nuk kanë krizë për trajnerë, zëvendësuesi i braziliani është brenda stafit. Ylber Zani, i cili ishte ndihmësi i Troisit, ka marrë provizorisht detyrën si kreu i ri i pankinës së kurbinasve. Ky i fundit, edhe më parë ka drejtuar bardhezinjtë, teksa ka qenë dhe drejtor teknik i tyre.