Dejan Blazhevski është larguar nga skuadra e Tiranës pasi ka gjetur marrëveshjen me konsensus. Edhe pse klubi nuk e ka zyrtarizuar ende, sulmuesi jo vetëm që është larguar, por ka gjetur menjëherë skuadër.
Largimi i tij ishte folur prej ditësh, dhe sot Blazhevski është prezantuar te skuadra e tij e re Rabotnicki duke u rikthyer sërish në kampionatin maqedonas pas 6 muajsh eksperiencë në Kategorinë Superiore.