Gjergji Muzaka u largua nga Tirana në këtë merkato dimri. Ish-mesfushori bardheblu iu bashkua kampionëve të Skënderbeut për të dhënë kontributin e tij për këtë dy faza të Superiores. Trajneri Ilir Daja e ka aktivizuar atë si zëvendësues në mënyrë që 31 vjeçari të kapë sa më parë formën. Sot, Skënderbeu zhvilloi një miqësore me ekipin U-19, të cilën e fitoi me rezultatin 5-0. Ajo që ra në sy ishte loja e bërë nga Muzaka. Mesfushori kryeqytetas arriti të realizonte dy gola. Dalëngadalë 31-vjeçari po arrin formën e shumëpritur dhe në 10 ndeshjet e ardhshme pritet të jetë një pikë referimi në të djathtë të mesfushës.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.