Mesfushori Arsid Kruja u largua nga skuadra e Teutës pak ditë më parë. Futbollisti shkodran nuk arriti të bindte trajnerin Bledi Shkëmbi dhe shumë ndeshje i nisi nga pankina. Kruja tashmë duhet të gjejë një tjetër skuadër për të vijuar karrierën e tij dhe Vllaznia dhe Kastrioti janë dy opsionet më të mundshme. Në një intervist për “Shkodra.News” ai flet të ardhmen e tij.
“Po, është e vërtetë që më kanë kontaktuar Kastrioti dhe Vllaznia. Madje, jo vetëm këto dy skuadra, por edhe të tjera. Por, unë mund t’ju them se zgjedhje të parë natyrisht që kam ekipin e Vllaznisë, ekipin e zemrës dhe nga ku dola si futbollist. Por, ka edhe diçka tjetër. Unë akoma nuk i kam zgjidhur punët tamam në Durrës dhe sa të shkëputem do vendosi tek cila skuadër do vijoj karrierën time”, shprehet Kruja.