Dejan Lico është lojtari që është rritur tek të rinjtë e skuadrës së Skënderbeut i cili u transferua në merkaton e verës në drejtim të kampionatit spanjoll te Leganes.
Vetëm 18 vjec Lico është një nga të rinjtë më premtues të moshave të Shqipërisë dhe me transferimin e tij në kampionatin spanjoll ka bërë një hap të madh në karrierën e tij.
Ish lojtari i Skënderbeut vazhdon të shkëlqejë në skuadrën e tij ku është një titullar i padiskutueshëm te CD Leganes U-19. Një premtim I madh për të ardhmen e kombëtares shqiptare.