Ilir Berisha do të luajë në kategorinë e tretë në Suedi për skuadrën e Vasteras.
Ish-qendërmbrojtësi i Flamurtarit dhe përfaqësueses së Kosovës ishte pjesë e skuadrës vlonjate për dy vite.
Por, dëmtimet e shumta nuk i dhanë atij mundësinë për të treguar aftësitë e tij.
Tashmë që ka kaluar problemet fizike, Ilir Berisha do të ketë mundësinë të luajë në një kampionat jo elitar, por që mund t’i shërbejë për t’u ngjitur sërish në një ekip elitar.