Arsene Venger mbylli një epokë në fundin e sezonit të kaluar, duke u larguar nga drejtimi i Arsenalit pas 22 vitesh në krye të stolit.
Së fundmi francezi bëri dhe një rrëfim në lidhje me karrierën e tij të gjatë në krye të “topçinjve” ku foli dhe për gabimin sipas tij të madh të bërë në jetën e tij profesionale. “Ndoshta qëndrimi për 22 vite në krye të të njëjtit ekip ishte një gabim i madh. U bëra skllav i synimeve të mia”, deklaroi 68-vjeçari, duke pranuar se jetëgjatësia në një ekip mbase nuk ishte dhe zgjedhja më e mirë.
Venger pati suksese të mëdha tek Arsenal, por sezonet e fundi ai dështoi ta mbante ekipin në nivelet e larta të dikurshme, duke u kontestuar fuqishëm nga tifozeria.