U afrua me bujë te Tirana, por aventura e Musa Muhamed në Shqipëri zgjati shumë pak. Mbrojtësi afrikan nuk ishte në nivelin e pritur nga 24-herë kampionët e vendit dhe në këto kushte, u pa e udhës që të mbyllej bashkëpunimi.
Prej muajit korrik, ai ka firmosur në Zambia me skuadrën e Nkana një kontratë dy vjeçare. Pas 16-ndeshjes, ekipi i tij nuk ka njohur ende humbjen e parë, falë edhe kontributit të Musa Muhamed në fushën e blertë.
27-vjeçari është shndërruar në një “shtyllë” të mbrojtjes duke qenë i pazëvendësueshëm në prapavijë. Dje, ai është vlerësuar me çmim, si një nga lojtarët më të mirë të gjysmës së parë të sezonit, duke i dhënë edhe një zarf me një çek, shkruan dailyactive, raporton newsport.al.
Vetë lojtari është shprehur: “Unë jam i lumtur, jam krenar. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan mua dhe më njihnin, përfshirë dhe familjen time”, ka përfunduar ai.