Belgjika zyrtarizoi sot listën e lojtarëve që do jenë pjesë e Botërorit. Në listën e 23 lojatërëve të grumbulluar bënin pjesë edhe emra të tillë si Hazard, Lukaku apo De Bruyne. Por pjesë e kombëtares belge nuk do jetë Radja Nainngolan. Mesfushori i Romes nuk është preferuar nga Martinez dhe ai ka reaguar për këtë fakt madje duke thënë se tashmë karriera e tij me Belgjikën ka marrë fund.
Në profilin e tij në Instagram ai shkruan: “Më vjen shumë keq që karriera ime me kombëtaren ka arritur në fund. Kam bërë gjithmonë më të mirën për të përfaqësuar vendin tim. Të jesh vetvetja mund të bezdisë ndokënd. Nga kjo ditë unë do jem fansi numër 1 i kombëtares.”