Diego Costa do të transferohet te Atletico Madrid. Lajmi është bërë i ditur nga klubi spanjoll, ndërkohë që drejtuesit e Chelseat kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen me Atleticon.
Pas tre muajsh negocime, klubi madrilen ka paguar 60 milionë euro për shërbimet e sulmuesit spanjoll. Kujtojmë që Diego Costa kishte probleme në klubin anglez me trajnerin Conte dhe sot ka zgjedhur të nisë aventurën në Spanjë.