Portieri i Partizanit, Alban Hoxha është liruar nga burgu me masën ‘detyrim paraqitje’. Mësohet se Hoxha duhet të paraqitet në prokurori dy herë në muaj.
Ai u kap dy netë më parë nga policia duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.
Policia bëri me dije se 31 vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua pasi në rrugën e “George Ë Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.
Tashmë ai duhet të nisë punën me skuadrën e Partizanit, pasi të premten luhet derbi kundër Tiranës. A do të jetë në fushë ndaj bardhebluve? Këtë e di vetëm trajneri Skënder Gega.