Pas një kohe të gjatë pa luajtur, Ergys Kaçe e pëson padrejtësisht nga këmbët e tij. Mesfushori i Panathinaikosit ka lënduar këmbën e majtë në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Levadiakosit.
25-vjeçari nuk ishte në formën më të mirë fizike, por stafi teknik nuk i ka dhënë rëndësi. Tani që dëmtimi është përkeqësuar, klubi helen ka nisur menjëherë punën për rikuperimin e mesfushorit kuqezi.
Por megjithatë nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar, pasi Kaçe do të rikthehet për ekipin pas një jave. Lojtari firmosi zyrtarisht me njërin prej klubeve më të mëdha helene në merkaton verore pas paraqitjes së mirë që bëri gjatë fazës së huazimit.
Panathinaikos po përpiqet të rikuperojë 6 pikët e humbura nga dënimi administrativ që mori sezoni e kaluar. Por ata mbeten pretendentët kryesorë për titull pasi i kanë fituar të gjitha ndeshjet.