Ylli i NBA Demarcus Derozan ështe gjobitur me shumën e 25 mijë dollarëve për hedhjen e topit drejt arbitrave në ndeshjen e fundit të San Antonio.
San Antonio Spurs priti në shtëpi skuadren e Denver Nuggets dhe Demarcus Derozan por shokët e tij të skuadres nuk arriten që të fitonin pasi u munden me rezultatin 103-117.
Në minutat e fundit një vendim i arbitrave e nervozoi yllin amerikan i cili hodhi topin drejt arbitrit. Topi nuk e ka qëlluar arbitrin por ky akt u konsiderua si antisportist dhe Derozan u largua nga loja duke e mbyllur ndeshjen herët.
Tani federata e NBA e ka gjobitur rëndë dhe me siguri që ylli amerikan do jetë më i kujdesshëm pas 25 mijë dollarëve të shpenzuara kot…