Televizioni Publik Shqiptar pasi është njohur zyrtarisht me largimin surprizë të Partizanit B nga Kategoria e Parë, ka njoftuar nëpërmjet faqes “Rubrika Sportive” në facebook lajmin se nuk do të transmetojë tre po vetëm dy ndeshje këtë fundjavë.
Të kuqtë hoqën dorë vetëm një orë më parë nga aventura në Kategorinë e Parë me skuadrën e dytë dhe TVSH është detyruar të anullojë axhendën televizive për këtë takim edhe pse ishin marrë masat për ta transmetuar live. Erzeni – Partizani B është anulluar dhe pritet që skuadra nga Shijaku të marrë tre pikët në tavolinë.