Këmbana alarmi në veri të Londrës. Sulmuesi kryesor i Tottenham Hotspur, Harry Kane pësoi një dëmtim horror mbrëmjen e djeshme, çka pritet t’i kushtojë sezonin.
24 vjeç anglez u përplas me shokun e tij në kombëtare, Fabian Delph, duke pësuar një dëmtim të rëndë në këmbën e tij të majtë. Kane u largua menjëherë nga fusha, teksa i duhej ndihma e patericave për të lënë stadiumin.
“Është shumë, shumë i trishtuar. Do të na mungojë shumë, ndoshta edhe për pjesën tjetër të sezonit“-tha Pochettino pas ndeshjes.
Ditën e sotme pritet të mësohet edhe shkalla e dëmtimit të gjigantit të Tottenham, si dhe koha e rikuperimit të tij.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.