Prokuroria ka kërkuar 2 vjet burg për Neymar, i cili tashmë është në telash pasi është paditur nga Kompania braziliane, DIS, e cila ka 40 për qind të yllit të Barcelonës.
Kompania në fjalë pretendon se është dëmtuar nga marrëveshja e Barcelonës me Santosin. Sipas “Mundo Deportivo”, për sulmuesin është kërkuar 5 vite burg, ndërsa prokuroria ka vendosur vetëm 2 vite. Tashmë pritet të shihet se çfarë vendimi do të marrë gjykata për këtë çështje, pas dhënies së pretencës nga prokuroria.