Partizani do të luajë të dielën kundër Skënderbeut në kuadër të javës së 27-të të Superiores. Të kuqtë kanë zhvilluar disa seanca stërvitore nën urdhrat e trajnerit Starova. Megjithatë një lajm i keq ka ardhur për 15 herë kampionët e Shqipërisë teksa është mësuar se Mentor Mazrekaj nuk është i gatshëm për këtë supersfidë.
28-vjeçari ka pësuar një dëmtim në gishtat e këmbës, duke u penalizuar për të qenë në fushë kundër kampionëve të Shqipërisë. Kujtojmë që ky takim është vendosur të luhet të dielën në orën 19:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.