Basketbollisti francez Jermaine Marshall është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Nantë. Lajmin e ka dhënë mediat e huaja. Deri më tani nuk dihet se cili ka qenë shkaku i ndarjes nga jeta të 28-vjeçarit.
Ai pati një karrierë të pasur duke luajtur në Itali, Greqi, Holandë, Qipro dhe SHBA me skuadrat Penn dhe Arizona State.
Marshall aktivizohej momentalisht me ekipin e Nantes. Lajmi i vdekjes së tij ka shokuar mbarë opinionin publik sportiv.