Bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit të Interi Mauro Icardi, Wanda Nara ra pre e një sulmi vandal me gurë. Në kohën që ajo po udhëtonte me automjet bashkë me fëmijët e saj, persona të panjohur goditën makinën me gurë. Sulmi mendohet se ka ardhur për shkak të tensionit të krijuar mes ish-kapitenit të Interit Icardi dhe klubit zikaltër, i cili i hoqi shiritin e kapitenit.
“Sportmediaset” raporton se Ëanda ka dëshmuar në policinë e Milanos se njerëz të afërt të Icardit dhe ajo vetë kanë marrë mesazhe kërcënuese nga persona anonimë.
Në këtë klimë të krijuar, qëndrimi i golashënuesit më të mirë të kampionatit italian sezonin e kaluar bëhet akoma dhe më i vështirë. Klubi dhe lojtari nuk arritën gjatë këtij sezoni të rinovonin kontratën e 25-vjeçarit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.