Tirana në ndeshjen e fundit është rikthyer tek fitorja, pasi ka mundur në “Selman Stermasi” Kastriotin me rezultatin e thellë dhe të pastër 4-0. Përpara takimit me Laçin në transfertë, drejtuesit e klubit duan që me kurbinasit jashtë dhe me Flamurtarin në shtëpi, të grumbullohen 4 pikë, në mënyrë që në tabelën e renditjes të jenë më ”komod”.
Ndeshja e fundit e fazës së dytë do të jetë në impiantin bardheblu përballë skuadrës tjetër nga kryeqyteti, Kamzën.