Pas ecurisë së mirë në fazën e parë të kampionatit, drejtuesit e Milanit kanë vendosur të hynë fuqishëm ne merkaton e janarit duke shpenzuar shifra të frikshme për të përforcuar ekipin për pjesën e mbetur të kampionatit.
Plot 150 milion euro kanë vendosur të harxhojnë kinezët që po drejtojnë klubin italian, për të afruar pranë ekipit 4 futbollistë. Bëhet fjalë për Domenico Berardi, Federico Bernardeschi, Keita Balde dhe Mateo Musacchio, që janë objektivat e radhës pwr afrimin në “San Siro”.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “AS”, e cila shkruan, se Berardi nga Sassuolo, Bernardeschi nga Fiorentina dhe Balde nga Lazio, janë tri përforcimet nga Serie A, ndërsa mbrojtësi Musacchio nga Villarreal.