Luftëtari do të jetë sërish udhëtues, këtë herë do të shkojë në transfertë ne Vlorës, ku e pret Flamurtari vendës. Bluzinjtë në këtë ndeshje, e cila është më e afërta, pritet që të kenë përkrah tyre edhe tifozët më të zjarrtë, “Shqiponjat Bluzi”. Ndeshja është planifikuar të zhvillohet në orën 19:00 ditën e diel.
Klubi gjirokastrit ka marrë pak minuta më parë vendimin e shumëpritur nga tifozët. Ata kanë vendosur tre autobusë në shërbim të ultrasve, të cilët do të udhëtojnë falas drejt stadiumit Flamurtari.