Geri Neville, duket se nuk i ka shumë të mira marrëdhëniet me lojtarët shqiptarë. Ish-mbojtësi i Anglisë ka komentuar së fundmi transferimin e Xherdan Shaqirit te Liverpul, duke mos u treguar dhe shumë përprahës për futbollistin e lindur në Kosovë.
“Të jem i sinqertë nuk jam tifoz i Shaqirit. Ai mund ta shënojë golin më të bukur të një turneu, mund të bëjë lojën më të mirë. Por ai gjithashtu mund që të jetë aty për tri ndeshje dhe të mos bëjë asgjë”, kanë qenë fjalët e Neville për mediat britanike.
Më herët gjatë Botërorit, ish-mbojtësi i Manchester United kritikoi ashpër edhe Granit Xhakën pas ndeshjes së Zvicrës kundër Suedisë në 1/16, duke thënë se goli i pësuar nga “helvetikët” ishte totalisht faj i lojtarit me origjinë shqiptare.