Dje, Paolo Tramezzani është largua nga Shqipëria për të marrë drejtimin e Luganos në Zvicër. Para largimit, ai ka dhënë një intervistë për “Supersport”, ku ka folur për eksperiencën e tij 5 vjeçare tek kombëtarja shqiptare.
Italiani ka duke bërë një retrospektivë të ngjarjeve, duke rikujtuar edhe njëherë emocionet e papërsëritshme që ka kaluar gjatë kohës që ka qenë në krah të De Biassit.
Tramezzani ka shtuar në fund, se 5 vitet në Shqipëri kanë qenë ndër vitet më të bukura të jetës së tij në fushën profesionale dhe se do i kujtojë gjithmonë si të tilla.
“5 vjet me shumë suksese, i kam jetuar në mënyrë shumë intensive, shumë profesionale, duke kërkuar të jap maksimumin për Gianni-n, duke u vënë në shërbim të tij dhe të Federatës. Ishte një punë shumë impenjative, në fillim shumë e vështirë, por jam shumë i kënaqur për atë që ja kemi dalë të bëjmë për Kombëtaren Shqiptare, si dhe për atë që ju dhamë dhe transmetuam tifozëve dhe gjithë popullit”.
“Ishte eksperienca e punës më e bukur dhe më e rëndësishme e jetës time, besoj se nëse sot arrita të vendosem në këtë situatë të favorshme, është pikërisht pasi pranë tij kam mësuar shumë, kam patur mundësinë për t’u rritur dhe për t’u përballur me gjërat, do të ruaj gjithnjë atë që më dha në aspektin futbollistin, në këndvështrimin e ndjenjave dhe miqësia dhe mbi të gjitha në këndvështrimin e raportit që kemi patur pasi mund të them që deri në këtë moment është personi më i rëndësishëm që kam gjetur në botën e futbollit”.
“Po është dhe Bulku që ka qenë pjesë e këtij stafi, dhe ka qenë fat për ne që kemi patur mundësinë t’i qëndrojmë pranë në këto vjet dhe të jemi përkrah tij. Besoj se çdonjëri prej nesh ka dhënë diçka, një kontribut për të transmetuar atë që ai kishte brenda tij”.
“Të ishte për mua do t’i merrja të gjithë. Jam kaq shumë i lidhur me këta djem me të cilët kam ndërtuar një raport të rëndësishëm këto vjet, ndaj nuk mund të zgjedh një. Janë të gjithë në zemrën time, por është e qartë se në këtë moment duhet të arsyetoj në interesin e një klubi që më dha këtë mundësi dhe prioriteti është të vazhdoj eksperiencën që kam bërë këtu në një tjetër realitet.”
“Më keni mësuar se cfarë do të thotë të vuash në jetë, më mësuat se çfarë do të thotë të jesh krenar për atë që bën. Më bëtë të ndihem njëri prej jush. Kam marrë shumë më tepër se ajo që kam dhënë në këtë aspekt. Iki me kënaqësinë se kam kontribuar për të bërë të lumtur një popull të tërë, i cili meritonte t’i përjetonte emocionet që i dha skuadra”.
“Nuk e di çfarë mund të ndodhë pas disa vitesh, në jetë jam mësuar të punoj cdo ditë pa menduar shumë se çfarë mund të ndodhë dhe çfarë mund të rezervojë jeta. Jam mirënjohës që kam mundur të përjetoj 5 vjet këtë eksperiencë në këtë vend dhe të njoh direkt këtë popull që më parë nuk e njihja. Do t’i mbaj me vete këto ndjenja dhe kjo është një lidhje që do të zgjasë gjithë jetën”.
“T’i falënderoj, t’i falënderoj me zemër, sepse bënë vërtet shumë si dashuri dhe si afeksion kam marë shumë, dhe është diçka e bukur të punosh kështu”, ka thnë në fund të intervistës Paolo Tramezzani .