Ndihmësi i De Biazit në Kombëtaren kuqezi, Paolo Tramexani ka folur për mediat italiane për skuadrën e dy lojtarëve shqiptarë, Memushaj dhe Manaj.
I intervistuar nga “Il Centro”, Paolo Tramexani është shprehur: “Kam simpati për Peskarën, sepse atje luajnë Memushaj dhe Manaj.
Është një ekip që bën lojë të bukur dhe mendoj se kundër Napolit dhe Interit meritonte fitoren.
Por, për të mbijetuar duhet të bëjë më mirë në fazën mbrojtëse. Manaj? Duhet t’i besojë, sepse i duhet Peskarës”.