Ilir Daja ka folur pas humbjes 2-0 kundër Kukësit. Trajneri i Skënderbeut i acaruar deklaroi për mikrofonin e Supersport:
“Jam menduar mirë për të dalë në konferencë për shtyp, veçanërisht për ju. Kam dalë këtu për të respektuar investimet që ka bërë presidenti Takaj dhe kam dalë këtu për të respektuar këtu lojtarët e mi për gjithë këtë. I uroj suksese Kukësit dhe i respektuam duke i lënë me dy lojtarë më pak në fushën e lojës. Nuk na ka penalizuar gjyqtari, por besoj se ka qenë lojtari më i mirë në fushë.
Kam thënë që dhe arbitrat tanë mund ta mbanin një ndeshje të tillë. Nuk e di çfarë ka bërë sot arbitri. Me dy kartona të kuq, me dy penallti të mohuara, nuk di çfarë të them. Enea Jorgji ka qenë shumë larg, duhet të kishte qenë së bashku me mbrojtësin e Kukësit që të ndërhynte edhe ai aty. Ju falënderoj për gjithçka bëni për futbollin shqiptar”, përfundoi ai.