Trajneri i Salzaburgut, Oscar Garcia ka folur për sfidën e nesërme teksa e sheh si një takim tejet të vështirë. Ai gjithashtu ka vënë theksin në temperaturat e larta që janë në Shqipëri, që mund të jenë një faktor i rëndësishëm që austriakët mos të bëjnë lojën e tyre.
“Çdo ekip që mbërrin deri në këtë fazë të Championsit, ka kualitetet e nevojshme për të qenë një rival i rrezikishëm. I njohim cilësitë e tyre. Kam parë ndeshjen e Partizanit ndaj Ferencvarosit të cilën ata e fituan me penallti. Temperaturat do të jenë një problem më shumë për ne në Shqipëri, deklaroi trajneri i Salzburgut Oscar Garcia.
Skuadra e Salzburgut e ka nisur keq kampionatin, teksa humbja në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Sturmit të Grazit me rezultatin 3-1 ka lënë një shije të hidhur te ata. Megjithatë në sfidën e nesërme ata do të tentojnë kualifikimin pasi janë favoritë edhe në letër.