Trajneri i Mllada Boleslav, Dushan Uhrin ka folur pas ndeshjes së parë të zhvilluar në kampionat ku është mundur në shtëpi. Vëmendja e tij nuk ka qenë pikërisht në këtë ndeshje, por në atë të së enjtes ku skuadra e tij do të përballet me Skënderbeun për Europa League.
Në konferencën për mediat ai ka deklaruar: ” “Fillimi i dobët në kampionat nuk besoj se do të na ndikojë në paraqitjen tonë në Ligën e Europës. Tashmë ne duhet të fokusohemi plotësisht te ndeshja e kthimit ndaj Skënderbeut sepse për të siguruar kualifikimin do të na duhet të përballemi edhe me temperaturën 40 gradë celsius”, tha ai.