Masimiliano Alegri ka folur për ndeshjen e radhës që Juventus do të luajë ndaj Krotones. Trajneri i bardhezinjve deklaroi që Kielini, Markisio dhe Lemina nuk janë grumbulluar për këtë takim, ndërsa për Pjacën theksoi që do të ketë mundësi ta nisë si titullar. Tifozët juventinë kërkonin prej një kohë të gjatë aktivizimin e kroatit dhe së fundmi tekniku italian ka konfirmuar që ai mund ta sfidën si titullar.
“Unë do të luaj sërish me formacionin 4-2-3-1. Pjaca mund të luaj nga fillimi, pasi ai dhe Dybala mund të zëvendësojnë Cuadradon”, deklaroi Alegri gjatë konferencës për media.