Ardian Mema ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së Tiranës kundër Flamurtarit në transfertë.
Trajneri bardheblu, para medieve është shprehur optimist, teksa ka deklaruar se fakti i të qenit pjesë e stafit teknik të kuqezinjve, e ndihmon atë për sfidën e nesërme duke qenë se di pikat e dobëta të skuadrës së Ilir Dajës. Ai e vlerëson maksimalisht Flamurtarin dhe për këtë thotë:
“Fakti që unë kam qenë atje është shenjë pozitive për mua, sepse i di mirë pikat e dobëta dhe të forta të skuadrës. Por që gjithsesi ai kundërshtar dhe çdo kundërshtar duhet të vlerësohet maksimalisht”, ka deklaruar ai.
Dëshira e Memës është e qartë dhe për këtë thotë: “Do të doja ta nisja me fitore, do të ishte shpresa ime. Atë do t`ia lëmë fushës, por ne do bëjmë përpjekjet maksimale për të marrë rezultat pozitiv, qoftë dhe barazim. Ekipi fillimisht nuk duhet ti kthehet atyre historive si humbet dhe me kë humbet. Kjo javë ka qenë e ngjeshur, pasi kemi punuar dhe me video”, ka përfunduar ai.