Trajneri i Tiranës, Ze Maria ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes kundër Makabi Haifas. Braziliani deklaroi para mediave:
“Kemi ardhur te provojme shanset tona. E dime qe eshte nje ndeshje shume e veshtire, pasi u shortuam me kundershtarin me te forte te mundshem.Nuk e kam pergatitur ekipin te luaj ne mbrojtje, pasi eshte shume e thjeshte qe ta besh ate gje.
Do tentojme te bejme surprizen dhe jam i bindur qe lojtaret e rinj qe kam ne dispozicion, do te japin maksimumin per te treguar se sa vlejne dhe patur nje mundesi per te luajtur ne ligat e medha europiane.
Surprizat ne futboll ekzistojne, ne 1996 kam qene pjese e skuadres olimpike te Brazilit, me lojtare si Ronaldo dhe Romario por ne gjysmefinale na mundi Nigeria, ku askush nuk e mendonte”, ka përfunduar ai.
Kujtojmë që Tirana luan nesër kundër ekipit izraelit në orën 21:00 me atë lokale, ndërsa me tonën në orën 20:00.