Skënder Gega ka folur pas humbjes 1-0 të Partizanit kundër Luftëtarit. Trajneri i të kuqve deklaroi për mikrofonin e Supersport:
“Nuk është mirë të eleminohesh nga Kupa. E filluam keq në Elbasan, e mbaruam keq këtu. Pas penalltisë, çdo gjë foli për ne. Bëmë volum loje, por jo shumë raste.
Lojtarët e rinj? Janë futbollistë që luanë më shumë poshtë dhe nuk janë vrastar. Jemi të fokusuar më shumë në kampionat tashmë.
Sfida e fundjavës? Në Tiranë do të jetë diçka krejt ndryshe. E kemi treguar që në kampionat jemi të fokusuar 100 përqind. E nisëm me humbje dhe u reflektua edhe sot humbja e “Elbasan Arenës”. Duam të kemi vazhdimësinë në kampionat.
Pozicioni i Trashit? Trashi është përfolur si lojtar që është mesfushor, por s’e tregoi sot këtë. Është përdorur si mbrojtës me tipare sulmuese. U munduam ta çojmë pak më para. Ndoshta nuk funksionoi si duhet. U munduan shumë lojtarë të gjejnë koridoret.
Zëvendësimi i Telushit? Unë i shoh gjërat e shkurtra. Ata që kanë hyrë për të luajtur në vend të Hilës dhe Telushit, nuk janë aq agresivë, por janë ofensivë.
Asani? Unë në fakt nuk e pashë se isha me fytyrë nga fusha. Nuk e di, me kë e ka pasur. Mendoj se e ka pasur me veten. Kur flasin njerëzit me veten, është vështirë për t’i lexuar. Mendoj se e ka pasur me veten. Janë gjëra pa zarar. Iu siguroj që është shëndoshë e mirë”, përfundoi tekniku i të kuqve.
Kujtojmë që kjo ndeshje ishte e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, ndërsa tashmë Luftëtari është kualifikuar në gjysmëfinale.